Në Gjermani ka gjithnjë e më shumë të moshuar që duan të jetojnë në azile

schedule22:32 - 14 Shtator, 2023

schedule 22:32 - 14 Shtator, 2023

Në Gjermani ka gjithnjë e më shumë të moshuar që dëshirojnë të jetojnë në një shtëpi. Tingëllon tronditëse që shumë shtëpi të moshuarish mezi po ia dalin mbanë.

Arsyeja kryesore është se ata nuk mund të gjejnë kujdestarë të mjaftueshëm.

Problem i madh është mungesa e stafit profesional. Por, krahasuar me disa kohë më parë, numri i të punësuarve është ulur. Duke marrë parasysh që kërcënohej falimentimi, shumë kërkuan një punë të re.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave të shërbimit profesional pflegemarkt.de, 142 shtëpi të të moshuarve nga rreth 11 mijë në Gjermani janë dashur të mbyllen.

Vetëm në tre muajt e parë u mbyllën 200 shtëpi të tjera. Sipas kompanisë konsulente Roland Berger, 37 për qind e shtëpive në Gjermani ka të ngjarë të jenë në të kuqe deri në fund të vitit.

Sipas një studimi nga Universiteti i Bremenit, aktualisht ka një mungesë prej 100,000 kujdestarësh dhe nevoja po rritet çdo ditë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!