Kombëtarja gjermane dështoi në Botëro. Federata Gjermane e Futbollit mbajti një mbledhje krize, në të cilën u diskutuan arsyet e paraqitjes së dobët të skuadrës.
Siç u bë e ditur për Bild, si arsye kryesore u cilësua “atmosfera e pushimeve” në kampin e kombëtares gjermane.
Vihet re se pas barazimit me Spanjën, lojtarët ftuan në hotel bashkëshortet e tyre dhe aty kaluan dy netë.
Kujtojmë se Hans-Dieter Flick do të mbetet trajneri i kombëtares gjermane, pavarësisht dështimit. Kjo u bë e ditur një ditë më parë. /G.D abcnews.al/