Në fushë zbresin “gjigantët”, publikohen formacionet e sfidave Manchester City-Burnley e Tottenham-Brentford

schedule19:36 - 31 Janar, 2024

schedule 19:36 - 31 Janar, 2024

Në orën 20:30, të apasionauarit pas futbollit anglez kanë mundësi të ndjekin sfidat e dy nga pretendentëve për titullin kampion të Premier League, me “Qytetarët” e Manchester City dhe “Spurs” të Tottenham do të ndeshen respektivish në “Etihad Stadium” e “London Stadium”, me skuadrat e Burnley e Brentford, në përballjet e vlefshme për javën e 22-të të sezonit.

Kështu, në “mitikun” e Mançesterit, djemtë e teknikut Pep Guardiola do të kërkojnë fitoren e radhës, teksa kësaj here e gjithë skuadra është në gatishmëri për të siguruar 3 pikët. Në formacionin bazë spikasin Foden, Doku, De Bruyen e Julian Alvarez, me “bomberin” norvegjez, Erling Haaland, i cili është rikthyer këtë të mërkurë, pas një dëmtimi që e la gati për thuajse 1 muaj.

Në krahun tjetër, Tottenham i Ange Postecoglou, duhet të bëjë mirë llogaritë, pasi ende nuk kanë rikuperuar kapitenin koreano-jugor, Heung-Min Son, i cili ende po merr pjesë në Kupën e Azisë, teksa në fushën e blertë do të kenë të tjerë sulmues me “peshë”, si James Maddison, Richarlison, Dejan Kulusevski dhe afrimin e kësaj merkatoje, Timo Werner. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare:

Manchester City – Burnley

Tottenham – Brentford 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!