“Në fushë për të fituar”, Ramadani: Kam një thirrje për tifozët

schedule11:54 - 9 Tetor, 2023

schedule 11:54 - 9 Tetor, 2023

Ylber Ramadani foli në konferencë për shtyp në kuadër të ndeshjes së Shqipërisë me Çekinë më datë 12 tetor. Mesfushori që aktivizohet me Leccen në Serie A theksoi se përballen me një kundërshtar të vështirë që ka pësuar vetëm dy gola, e megjithatë Ramadani u shpreh se kuqezinjtë do të futen për ta fituar ndeshjen.

“Nëse arrijmë Europianin është një gjë e madhe për kombëtaren, për mua dhe familjen. Po bëj mirë edhe në Itali. Kemi ardhur me mentalitetin e duhur, është një ndeshje e vështirë me një kundërshtar që ka pësuar vetëm dy gola. Duhet të futemi pa eufori dhe të marrin një rezultat pozitiv. Ndeshja në shtëpi është më ndryshe, kemi tifozët që do ta na përkrahin. Do të futemi për të fituar ndeshjen.

Kam qenë i fokusuar edhe me Leccen sepse na duhen pikët, pastaj vëmendja kaloi te kombëtarja. Serie A është një hap i madh për mua, është kampionati i dytë më i fortë. Dua të jap maksimumin, shpresoj që të bëj më të mirën edhe për ndeshjen me Çekinë. Në Serie A do të merrja të gjithë lojtarët e kombëtares. Kemi edhe tre finale, do të kërkojmë masksimumin, e dimë çfarë na pret me një rezultat pozitiv. Llogaritë do të bëhen pas Çekisë, janë ndeshje të rëndësishme.

Çdo ndeshje ka presion, por jemi profesionistë. Duhet të jemi me mentalitetin e duhur dhe të përqëndruar maksimalisht. Ata janë në vendin e dytë dhe janë të fortë fizikisht, janë treguar më të fortë se Polonia”.

Interesimi i lartë nga tifozët? “Shpresoj të mos i zhgënjejmë, dua t’i falenderoj. Duhet t’ia kthejmë në fushë. Tifozëve ju lutem të mos hedhin sende në fushë, na duhen për ndeshjet e radhës dhe i duam gjithmonë përkrah dhe të mos i humbasim nga të tilla episode”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!