Në Francë për Lojërat Olimpike, grabitet “legjenda” e futbollit brazilian

schedule14:56 - 26 Korrik, 2024

schedule 14:56 - 26 Korrik, 2024

Ish-kampioni brazilian, Zico, i cili ndodhet në Paris për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, ka përjetuar një episod aspak të këndshëm.

Sipas raparotimeve më të fundit të prestigjiozes franceze, “Le Parisen”, ish-lojtari i Udinese ishte gati të merrte një taksi, ku në bagazhin e pasmë vendosi një çantë me një orë “Rolex”, bizhuteri diamanti, 2 mijë dollarë “cash”, në total rreth 500 mijë dollarë.

Një individ ka mundur të shpërqendrojë shoferin duke i dhënë mundësinë bashkëpunëtorit të tij të vidhte çantën e çmuar.

Sipas policisë franceze, ka nisur një hetim për të identifikuar autorët, por fatkeqësisht nuk ka dëshmitarë të ngjarjes, teksa gjithçka ndodhi mbrëmjen e së enjtes, kur “Galinho” po dilte nga hoteli i tij, i cili ndodhej në lagjen e 19-të të Parisit, në zonën verilindore të kryeqytetit francez.

Ndërkaq, kujtojmë se i mbiquajtur “Pele i Bardhë”, Zico ishte një nga lojtarët më të mirë të Brazilit në vitet 1980, me ish-“fantazistin”, që shënoi gjithsej 370 gola me klubin e tij Flamengo midis viteve 1971 dhe 1983 dhe gjithashtu u zhvendos nga Serie A, duke veshur fanellën e Udineses midis viteve 1983 dhe 1985. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!