Në formë perfekte, befason aktorja e njohur turke: Ha ushqim me vaj dhe brumë

schedule20:44 - 17 Mars, 2022

schedule 20:44 - 17 Mars, 2022

Aktorja turke, Hazal Kaya e njohur për publikun shqiptar me rolin e Nihalit, ka folur si kurrë më parë me gazetarët.

Madje, ajo ka ndarë edhe detaje për raportin e saj me ushqimin. E pyetur për sekretin e pamjes së saj të pandryshuar ndërsa vitet kalojnë, 31-vjeçarja tregoi se ajo nuk ka asnjë recetë për këtë.

Aktorja, e cila është gjithashtu një nënë e re, u shpreh se nuk mund të jetë një vajzë dietash.

Sakaq, Haza tregoi se origjina e saj nga Antepi, një prej vendeve më të njohura për ushqimin e shijshëm tradicional turk, nuk ia lejon këtë.

“Unë e dashuroj dhe shijoj shumë ushqimin, nuk mundem të mbaj dietë, ha ushqim me vaj dhe brumë. Bëj ‘vetëvrasje’ me kalori dhe sheqerna të tepërta herë pas here”, tha ndër të tjera aktorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!