Një 36-vjeçar me iniciale G.D. është konstatuar nga radari duke ecur me shpejtësi 136 km në orë. Pas kryerjes së provës s alkoolit, ai ka rezultuar se drejtonte mjetin edhe në gjendje të dehur në masën 0.56mg/l. Blutë kanë ndaluar edhe një AMG me shpejtësi 175 km/orë.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 23:30 janë evidentuar nga kontrolli me radar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 136 km/h deri në 175 km/h.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, mos të qarkullojnë me shpejtësi apo më keq akoma, edhe nën ndikimin e alkoolit.
Njoftimi
Shpejtësia mbi normat e lejuara dhe alkooli në timon, të çojnë vetëm në një destinacion, mos abuzo të arrish më të keqen.
Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollin me aparatin e matjes se shpejtësisë , në rrugët interurbane me risk për aksidente rrugore si, Tiranë-Elbasan-Tiranë- Durrës-Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 23:30 janë evidentuar nga kontrolli me radar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 136 km/h deri në 175 km/h , tejet të rrezikshme , burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.
Njëri prej drejtuesve të automjeteve i konstatuar nga radari me shpejtësi 136 km/orë, shtetasi G.D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pas kryerjes së provës s alkoolit, rezultoi se drejtonte mjetin edhe në gjendje të dehur në masën 0.56mg/l.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, mos të qarkullojnë me shpejtësi apo më keq akoma, edhe nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje në të dehur, pasi shërbimet e Policisë Rrugore do jenë prezente në të gjitha akset rrugore dhe qendrat urbane në çdo orë të ditës dhe të natës, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelsëve të Kodit Rrugor, duke bërë të mundur rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Shijoje fundjavën, duke respektuar kufizimet, gjatë drejtimit të mjeteve, për një mjedis social dhe publik me të sigurt për veten dhe të tjerët.
m.v/abcnews.al