ABC News ka siguruar një foto të Albin Mecini, teksa ndodhet në makinën e policisë, pasi ka rënë në prangat e bluve. Ai shihet i gjakosur në njërin sy dhe i veshur sportiv.
Sakaq, në një foto tjetër vihet re eksplozivi që Mecini ka lidhur me telefonin, me anë të cilit dyshohet se do të vriste në Fier një emër të njohur të botës së krimit të këtij qyteti.
Kujtojmë që këtë të enjte, Gjykata e Fierit ka caktuar masën “Arrest me burg pa afat” për Mecinin, i cili u arrestuar me 2 çanta brenda ku ndodheshin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë.
Po ashtu nga kontrolli i zonës ku u arrestua Albi Mecini u gjet një tjetër automjet në brendësi të të cilit ishin 3 bidona me lëndë djegëse benzinë./abcnews.al