Sot, në familjen e Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës është festë. Djali i tyre, Joeli feston ditëlindjen dhe mbush plot tetë vjeç.
Nuk kishte se si këtë ditë mos ta kujtonte në rrjetet sociale mami Ami, e cila ka publikuar një foto shumë të bukur familjare, ku shihet Joeli krah Amit, Ermalit dhe Sias së vogël.
“Joel, drita jonë! Tetë”, ka shkruar moderatorja në Instastory.
Kujtojmë që dy ditë më parë, Ami tregoi se në ekran nuk është rikthyer pasi nuk ka gjetur ende një projekt, që për të të jetë i rëndësishëm./abcnews.al