Në ëmbëltore për të humbur gjurmët. Abcnews.al siguron dosjen e SPAK: Si u zbërthye grupi i të arrestuarve në Krujë

schedule13:49 - 12 Shkurt, 2021

schedule 13:49 - 12 Shkurt, 2021

Krahas gjyqtares Enkeleida Hoxha,sekretares së gjykatës dhe avokatit Aldo Tabaku, SPAK arrestoi dje edhe shtate persona të tjerë, një pjesë e të cilëve ishin familjarë të të dënuarve që kishin paguar para me qëllim lirimin nga burgu apo uljen e viteve.

Gazetarja Glidona Daci ka siguruar dosjen hetimore për abcnews.al ku duket se SPAK ka ndjekur hap pas hapi që në muajt e verës lëvizjet e gjyqtares, avokatit si edhe kontakteve të tyre, siç janë për shembull familjarët e të dënuarit Gentian Skëndaj.

LEXO EDHE: Operacioni i bujshëm në Krujë, SPAK jep detaje për 10 arrestimet: Mes tyre gjyqtarja dhe avokati

Këta të fundit sipas SPAK kanë paguar një shumë parash tek avokati për lirimin e Skëndajt, por kjo gjë nuk është finalizuar duke shkaktuar konflikt mes tyre.

Në fotot e bëra nga SPAK, të siguruara nga abcnews.al duket momenti i takimit të avokatit Aldo Tabaku me familjarët e Skëndajt.

Në një tjetër foto, të fiksuar më datë 13 nëntor 2020 duket momenti i takimit të Tabakut me gjyqtaren Enkeleida Hoxha në një ëmbëltore.

Duket se ata janë futur aty gjoja rastësisht për të mos lënë gjurmë, por SPAK ka marrë kamerat e sigurisë së biznesit duke zbuluar gjithçka.

Hoxha, Tabaku, sekretarja e gjykatës si edhe personat e tjerë u arrestuan dje pasi dyshohet se duke dhënë shuma parash nga 6 në 12 mijë euro mundësonin lirimin nga burgu apo uljen e viteve të burgut për të dënuarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!