Në Elbasan janë numëruar 137 nga 244 kuti

schedule08:30 - 1 Korrik, 2019

schedule 08:30 - 1 Korrik, 2019

Në Belsh ka përfunduar numërimi i 49 kutive fitues Arif Tafani me 6377 vota ose 97% kundrejt 169 votave, ose 3% të Jashar Elezi, Partia Komuniste.

Ka përfunduar në Librazhd numërimi i 61 kutive ku kandidati i PS Kastriot Gurra ka grumbulluar 11383 vota ose 100% e numrit të zgjedhësve që morën pjesë në votime.

Ka përfunduar numërimi në Prrenjas i 39 kutive të votimit gjithsej ku kandidati PS Nuri Belba ka grumbulluar 7054 vota ose 93% dhe kandidati i Aleancës Kuq e Zi Mysil Karriqi ka grumbulluar 550 ose 7% të votave.

Në Elbasan janë numëruar 137 nga 244 kuti ku kandidati i PS Gledian Llatja ka grumbulluar 21571 vota.

Në Cërrik janë numëruar 48 nga 77 kuti. Deri më tani Andis Xhika PS ka grumbulluar 5307 vota kundrejt 346 votave të Kandidatës së Bindja Demokratike Merita Xhika.

Në Gramsh janë numëruar 26 nga 64 kuti. Klodian Tace i PS ka grumbulluar 4338 vota kundrejt 352 votave të grumbulluara nga Sabri Ibrahimi i Binbdjes Demokratike.

KZAZ 44 e bashkisë Peqin nuk ka filluar nëmërimin që pritet të fillojë sot rreth orës 9. Këtu janë püër tu numëruar 53 kuti.

Para se të nisë procesi i numërimit komisionet morën instruksionet përkatëse.

Gjithashtu gjatë procesit të dorëzimit të materialeve dhe numërimit kanë asistuar një grup pune i ambasadës amerikane në Elbasan dhe disa vëzhgues të OSBE Odhir.

Pritet që procesi i numërimit të përfundojë sot për bashkitë e tjera.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!