Pothuajse në të gjitha qytetet e vendit vazhdon procesi i vaksinimit masiv. Që nga fillimi i fushatës në Durrës janë vaksinuar rreth 40 mijë qytetarë.
Gazetari i “ABC” Leonidha Musai raportoi se në orët të para të paradites fluksi i qytetarëve për të aplikuar vaksinën anti-Covid është më i lartë.
Aktualisht në Durrës vaksinat që po përdoren janë Sputnik dhe Sinovax.
Në Durrës dhe Bashkinë Shijak janë 28 qendra shëndetësore që prej 2-3 muajsh janë në dispozicion të personave që presin të marrin vaksinën.
Ndërsa sa i përket sektorit të turizmit, edhe agjencitë turistike po marrin dozat e vaksinave dhe se prej disa ditësh në Durrës ka nisur vaksinimi i punonjësve të fasonerive.
Gjithashtu vaksinimi ant-Covid vijon tek personat mbi 60-vjeç në Korçë.
Gazetarja e “ABC” Ledjona Xheladinaj, tha se këtë të hënë ka nisur vaksinimi i punonjësve të fasonerive dhe hotelerive.
Ajo çfarë bie në sy është numri i ulët i personave që presin të vaksinohet, ndërsa më të interesuar duket se janë të moshuarit.
Nga nesër do të nisë edhe vaksinimi në Burgun e Drenovës dhe në Drejtorinë e Emigracionit.
/abcnews.al/