Trajneri i Manchester United, Eric ten Hag ka folur për largimin e Cristiano Ronaldos.
Si ndiheni tani që situata me Ronaldon është zgjidhur?
– Është tashmë në të kaluarën. Ne shikojmë përpara dhe vazhdojmë.
Keni komunikuar pas intervistës?
– Jo.
“Shumë njerëz u lënduan nga mënyra se si ai u shpreh. Fjalët si “tradhti” janë mosrespektuese. Çfarë ndjeve?
“Siç thashë, kjo është në të kaluarën. Unë dua të vazhdoj përpara. Ne duam të ndërtojmë një të ardhme të re për Manchester United dhe ai nuk donte të ishte pjesë e saj.
Nuk dua të harxhoj energji për këtë”, tha Eric ten Hag. /G.D abcnews.al/