Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë në pritje të fëmijës së parë, e cila do të jetë vajzë. Pavarësisht këtij momenti të rëndësishëm, moderatorja vazhdon të jetë aktive në ekran.
Ajo nuk është ndalur për asnjë moment, as në rrjetet sociale, ku ndan foto të ndryshme nga shtatzënia.
Së fundmi, Marina ka postuar disa foto nga dhoma e vogëlushes që pritet të vijë në jetë. Ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe e veshur me rozë.
“Mezi po të presim picirukja jonë”, ka shkruar në përshkrimin e fotografive./abcnews.al