Në ditën e tij të lindjes, Justin zbulon dhuratën më të bukur

schedule10:00 - 2 Mars, 2020

schedule 10:00 - 2 Mars, 2020

Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber ka festuar dje ditën e lindjes. Ai ka marrë shumë urime nga fansa, kolegë e miq. Por me siguri urimin më të bukur ai e ka marrë nga bashkëshortja e tjj, Hailey Bieber.

Justin ka publikuar një foto duke u puthur me të dhe ka treguar se ajo është dhurata e tij e ditëlindjes. “Ti je dhurata ime e ditëlindjes bubba”, shkruan ai.

 


Justin dhe Hailey i dhanë fund beqarisë disa muaj më parë dhe shfaqen gjithmonë e më të dashuruar me njëri-tjetrin, madje këngëtari ka treguar se partnerja e tij ka qenë mbështetja kryesore që ai ka mundur të kalojë shumë probleme shëndetësore e psikologjike./abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!