Në ditën e Pavarësisë së Kosovës, Rina Balaj realizon tatuazhin e veçantë

schedule20:46 - 17 Shkurt, 2021

schedule 20:46 - 17 Shkurt, 2021

Sot janë bërë 13 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë ditë nuk ka munguar edhe një urim publik nga reperja Rina Balaj, e cila në këtë mënyrë ka zbuluar tatuazhin e veçantë në trupin e saj, dedikuar Kosovës.

Zjarri, hekurat e burgut dhe flutura, këto janë përdorur si simbole nga Rina për të përshkruar situatën e vështirë të vendit në vitit 1999.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë kosovë! Sot më shumë se kurrë, lutem për liri dhe drejtësi për të gjithë ne. (Zjarri, burgu, dhe fluturat i dedikohen të gjithë qytetarëve të Kosovës që i mbijetuan luftës në vitin 1999, vitin kur unë linda”, ka shkruar reperja krahas fotos ku tregon tatuazhin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!