Në ditën e lindjes, Getinjo ka një mesazh të rëndësishëm për Mozzik

schedule18:55 - 29 Shtator, 2022

schedule 18:55 - 29 Shtator, 2022

Reperi i njohur, Mozzik feston sot ditëlindjen dhe mbush 27 vite. Ai ka marrë shumë urime, por më i veçanti ka qenë nga vëllai i tij, Getinjo.

Ky i fundit ka postuar në Instastory një foto të Mozzikut, krahas së cilës ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen gjaku im. Të ruajt Zoti gjithmonë bashkë me ne. Të dua”.

Më tej, ka publikuar një selfie të vetën dhe shoqëruar me një mesazh për të vëllain: “Mos i ruaj paret, ruj njerëzit. Edhe 100”.

Kujtojmë që Mozzik këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes pasi publikoi këngën “Të dua” një dedikim për të bijën, Hana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!