“Në dimër do rriten shifrat e COVID”, Gjata: Mbi 90% e studentëve të mjekësisë janë vaksinuar

schedule20:00 - 22 Nëntor, 2021

schedule 20:00 - 22 Nëntor, 2021

Më shumë se 90% e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë kanë marrë vaksinën anti-COVID. Këtë shifër e bëri me dije rektori i Fakultetit Arben Gjata i ftuar në Radarin Informativ me Jonida Shehun në ABC.

Sa i përket fakultetit të mjekësisë mbi 90% e studentëve të mjekësisë janë vaksinuar pjesa tjetër e ka kaluar. Kjo vjen si rezultat i asaj që ata do jenë mjekë të së ardhmes dhe unë nuk di mjekë që s’janë vaksinuar. Studentët tanë janë më të riskuar nga të gjithë. Që nga momenti  që u bë vaksinimi i lirë, nga ana e universitetit megjithëse s’i kishim studentët në auditor janë çuar emaile dhe janë bërë shumë përpjekje duke i bindur që të vaksinoheshin dhe kur filloi shkolla shumica e studentëve ishin vaksinuar”, tha Gjata në Radar.

Falë vaksinimit Gjata theksoi se nuk ka pasur studentë të infektuar deri më tani në Fakultetin e Mjekësisë.

“Deri tani s’kemi pasur asnjë rast të studentëve të prekur nga COVID në universitetin e mjekësisë që nga fillimi i vitit të ri akademik. Kemi marrë masa, por i dedikohet edhe % shumë të lartë të të vaksinuarve”.

Ndërsa ka paralajmëruar se dimri do të sjellë rritje të rasteve me COVID, Gjata ka bërë apel për vaksinim duke thënë se kjo  është arma më e fortë për t’i bërë ballë pandemisë.

“Vaksinimi është arma më e fortë për të përballuar pandeminë pasi kemi dimrin para i cili do sjellë rritje të shifrave dhe përkeqësim të situatës epidemiologjike”, shtoi rektori. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!