Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Në dilemë për klub të ri apo tërheqje nga futbolli, Hazard merr ofertë nga Skocia

schedule12:55 - 31 Gusht, 2023

schedule 12:55 - 31 Gusht, 2023

Legjenda e Chelsea, Eden Hazard thuhet se ka marrë një ofertë për të luajtur në kampionatin elitar në Skoci.

Hazard u largua nga Real Madrid kur i skadoi kontrata, pasi ishte rrënuar nga dëmtimet gjatë gjithë qëndrimit të tij në kryeqytetin spanjoll. Lojtari me tipare sulmuese pritet të tërhiqet nga futbolli në javët e ardhshme, nëse nuk gjen një klub që i pëlqen.

Megjithatë, sipas gazetës “AS” në Spanjë, belgut iu dha një propozim që do ta shihte atë të bashkohej me Premiershipin skocez.



Identiteti i klubit nuk është i qartë, por raportimi sugjeron se njëra nga dy klubet e mëdha, Rangers ose Celtic, mund të kenë qenë të interesuara. Hazard ka pasur propozime edhe nga Shtetet e Bashkuara, Anglia, Spanja, Franca dhe Arabia Saudite.

Megjithatë, ylli belg mund të mos dëshirojë as të kthehet në sport pas disa vitesh të trazuara./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!