Në diell për Kroacinë/ Tirana e nxehtë nga temperaturat dhe ethet e ndeshjes

schedule19:24 - 19 Qershor, 2024

schedule 19:24 - 19 Qershor, 2024

Dielli i nxehtë i Tiranës këtë të mërkurë nuk pengoi tifozët kuq e zi për të ndjekur në shesh përballje e kombëtares në Hamburg.

Ndonëse temperaturat janë tepër të larta, qindra tifozë kuq e zi zgjohen Sheshin Skënderbej për të ndjekur sfidën e dytë të kombëtares në Euro24 përballe kroatëve.

Në kushte jo të favorshme, tifozët përcollën atmosferë dhe emocione përballë ekranit gjigand në Fan Zone.

Nuk mungoi edhe shkuma-party për të sjellë sado pak freski.

Ndonëse sfida e parë me italianët e humbur, tifozët para pak para se lojtarët të zbresin në fushë shprehin optimizmin për fitore në këtë ndeshje.

Mjaftuan vetëm 11 minuta lojë dhe topi në rrjetën e kroatëve nga Qazim Laçi solli emocione të papërshkrueshme mes tifozëve.

Të ethshme ishin përjetimet e mbështetësve të kombëtares në pjesën e dytë të sfidës.

Minutat e fundit ndryshuan atmosferën në ministadiumin e Fan Zone në qendër të Tiranës.

Ndonëse prisnin fitore, barazimi me kroatët motivon tifozët kuq e zi, të cilët pas ndeshjes shprehin mbështetjen për kombëtaren.

“Do na lumturonte fitorja, po barazimi shumë mirë. Ishte ndeshje shumë e bukur.”

“Lojë shumë e bukur, na motivon për të ecur më tej”.

Ndeshja u ndoq në shesh edhe nga të huaj.

E hëna e 24 qershorit pritet të jetë një tjetër mbrëmje emocionuese për tifozët kuq e zi në qendër të Tiranës, të cilët do të ndjekin sfidën e radhës së kombëtares me Spanjën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!