Në det që prej mëngjesit, era e fortë mban “peng” tragetin me 118 pasagjerë në Vlorë

schedule14:31 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 14:31 - 9 Dhjetor, 2021

Që prej mëngjesit era e fortë vijon të mbajë të bllokuar 118 pasagjerë në tragetin e linjës Vlorë Brindisi.

Era e fortë dhe stuhia e kanë bërë të pamundur afrimin e tragetit në kalatat e portit të Vlorës, për të bërë të mundur zbritjen e pasagjerëve.

Pritet të tentohet pas orës 16:00 për zbritjen e pasagjerëve  por situata mbetet ende  e vështirë. Për shkak të motit të keq gjatë ditës së sotme është ndaluar dhënia e leje-nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!