Pas deklaratës së kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës se do padisë sekretarin e përgjithshëm të PD për shpifje, nuk ka vonuar përgjigja e Gazment Bardhit.
Në një postim në Facebook, Bardhi thotë se avokatët Babanit do i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të arrestimit të tij në Sicili në prill 1994 për vjedhje makinash. Në modelin e denoncimeve të mëparshme për Pjetrin e Shkodrës e Kajmakun e Vorës, Bardhi pyet Mark Babanin.
“Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?”, dhe paralajmëron prova të tjera në ditët e ardhshme.
/ABC News Albania 24/7