Në çfarë grade lahen rrobat e foshnjave dhe fëmijëve?

schedule10:16 - 6 Prill, 2021

schedule 10:16 - 6 Prill, 2021

Larja e rrobave të foshnjës duhet të bëhet me shumë kujdes sepse sistemi imunitar i foshnjës nuk është i zhvilluar plotësisht.

Para së gjithash ju duhet të lani rrobat e tyre veç e veç dhe jo së bashku me tuajat sepse mikrobet mund të transferohen nga rrobat tuaja tek foshnja.

Këshillohet t’i vendosni në temperatura të larta, nga 60 gradë e lart, për të vrarë mikrobet, marimangat dhe kërpudhat.

Për detergjent, zgjidhni atë që ka bazë sapuni. Jini të vetëdijshëm që përdorimi i zbardhuesve ose pastruesve të tjerë kimikë nuk lejohet.

Shtë e rëndësishme të lini rrobat e foshnjës të thahen në diell dhe pastaj t’i hekurosni me një hekur të nxehtë./abcnews.al