“Në burg qaja si fëmijë, një shok qelie fitoi lirinë dhe u kthye përsëri!”

schedule14:17 - 1 Nëntor, 2019

schedule 14:17 - 1 Nëntor, 2019

Me datë 15 nëntor zhvillohen zgjedhjet për presidentin e Bayern Munchen dhe Uli Hoeness nuk do të kandidojë më për këtë post. 67-vjeçari ka kaluar pothuajse një gjysmë shekulli në klubin bavarez (49 vite) dhe do të largohet pa asnjë peng.

Hoeness ka folur për revistën e klubit gjerman, duke dhënë një rrëfim interesant dhe tepër emocionues. Kreu i Bayernit i rikthehet edhe periudhës më të vështirë të jetës, momenteve kur u arrestua për evazion fiskal.

Nuk kam asnjë peng nga kjo detyrë dhe i detyrohem shumë Bayernit. Më ka bërë të ndjehem tifozi numër një. Provoj vetëm mirënjohje të madhe për këtë klub. Evazioni fiskal? Ka qenë gabimi im më i madh. Jam penduar plotësisht dhe ata që më kanë kritikuar kanë pasur të drejtë.

Ribery dhe Hoeness duke festuar një nga trofetë e shumtë

Nuk i harroj historitë që kam dëgjuar në burg. Një shok qelie fitoi lirinë dhe vendosi të qëndronte përsëri në burg. Nuk kishte ku të shkonte, nuk kishte asnjë të afër apo familjar…

E kisha marrë vesh një natë para arrestimin tim. Ribery filloi të qante, ndërsa tifozët thërrisnin në kor emrin tim. U preka shumë. Letrat që merrja në burg ishin shumë prekëse dhe qaja si një fëmijë në qeli“, përfundon legjenda e kampionëve të Gjermanisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!