Në burg për inceneratorin e Fierit, Alqi Bllako kërkon të dalë nga qelia

schedule12:57 - 18 Prill, 2022

schedule 12:57 - 18 Prill, 2022

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako kërkon masë më të butë sigurie, raporton për abcnews.al gazetari Ermal Vija.

Bllako i arrestuar për aferën e inceratorit të Fierit ka kërkuar të lirohet nga burgu, me pretendimin se është person që nuk paraqet rrezikshmëri dhe se nuk i shmanget hetimit.

Ish-deputeti socialist akuzohet  për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Bllako është zyrtari i dytë i lartë që arrestohet për këtë aferë, pas ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

Nga hetimet ka rezultuar se Bllako në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në  lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh.

Po kështu Bllako dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit dhe në këmbim ka përfituar një shumë prej 14 milionë lekësh. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!