Në Brazil vazhdojnë të cilësojnë italianin Carlo Ancelotti si trajnerin ideal për stolin e Kombëtares “seleçao”, të cilët janë pa një trajner, që prej largimit të teknikut Tite, pas eleminimit në çerek-finalet e Kupës së Botës nga Kroacia.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat braziliane, tekniku i “galaktikëve” të Real Madrid, do të emërohet në pankinën e pesë herë kampionëve të botës, me zyrtarizimin e marrëveshjes që pritet të vijë gjatë fundit të këtij muaji.
Ndërkaq, theksojmë se edhe më herët ditën e sotme, Presidenti i Federatës Brazilian të Futbollit, Ednildo Rodrigues, gjatë një intervistë për prestigjiozen spanjolle, “AS”, vlerësoi sërish aftësitë e shkëqlyera të teknikut italian. /i.m /abcnews.al