Liridon Latifi është një nga përforcimet e Vllaznisë këtë verë. Sulmuesi anësor, i cili ka shkëlqyer në të shkuarën me Skënderbeun dhe ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë, firmosi për shkodranët për dy vite.
Sigurisht mediave në Bosnje Hercegovinë nuk u ka shpëtuar ky lajm, sikurse edhe paga e lartë e Latifit që shkon në 10 mijë euro në muaj. “Vllaznia mori një lojtar me pagë që te Siroki Brijeg vetëm mund ta ëndërrojnë”, është titulli i Jabuka.tv.
Normalisht ekipi boshnjak nuk ndikohet nga kjo pjesë, madje mund të motivohet edhe më tepër për të treguar që në fushë nuk luajnë paratë. Latifi, që Skënderbeu më parë e ka shitur të Akademia Puskas për 1 milion euro, duhet të tregojë që ende ka për të dhënë.
Sezonin e fundit në Hungari nuk ka luajtur me ekipin e parë dhe tashmë ai duhet të shfaqë vlerat me Vllazninë, që ka investuar shumë tek ai. /abcnews.al