Në një zonë të Bjellorusisë për 70 vjet me mijëra trena pasagjerësh kanë kaluar mbi një urë të minuar. Mendohet se ura është minuar gjatë luftës së dytë botërore për të hedhur në erë trupat ushtarake gjermane.
Në provincën bjelloruse të Vitebsk, gjatë punimeve për riparimin dhe mirëmbajtjen e një ure hekurudhore, u zbuluan më shumë se 20 kilogramë tritol, 54 pjesë prej 400 gramësh secili. Sipas informacioneve të para nga mediat në vend, mendohet së ura është minuar nga partizanët gjatë luftës së dytë botërore për të hedhur në erë trupat gjermane. Nuk dihet se për çfarë arsye eskplozivi nuk është aktivizuar dhe as është hequr nga ura. Përgjatë gjithë kësaj kohe, që nga fundi i konfliktit e deri më sot, mbi urë kanë qarkulluar me mijëra trena pasagjerësh. Pas zbulimit tritoli është hequr dhe tashmë ura është e sigurtë. /abcnews.al