“Në bisedime për t’i dhënë fund luftës”, Presidenti afgan: S’mund të lejojmë vdekjen e të pafajshmëve

schedule15:01 - 14 Gusht, 2021

schedule 15:01 - 14 Gusht, 2021

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, deklaroi se po zhvillohen konsultime të shpejta për të garantuar paqe dhe stabilitet në vend. Ai u shpreh se nuk do të lejojë që lufta që i është imponuar vendit, të shkaktojë vdekjen e të pafajshmëve; apo dhe zhdukjen e atyre që janë arritur 20 vitet e fundit.

Ghani tha se nuk do të lejojë shkatërrimin e strukturave publike dhe vazhdimin e kaosit. Ndërkohë talebanët kanë mbërritur në distriktin e Asiab, vetëm 11 kilometra në jug të Kabulit.

Ndërsa sipas burimeve të brendshme të gjitha ambasadat në kryeqytet po boshatisen. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar tetë mijë ushtarë për të mbrojtur personelin amerikan të evakuohet.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres u ka kërkuar talebanëve ti japin fund dhunës në të gjithë Afganistanin dhe të negociojnë për paqe. Mbi 1,000 civilë në Afganistan janë vrarë dhe  mijëra janë zhvendosur si pasojë e konflikteve të fundit, sipas OKB -së./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!