Shkodra si qytet njihet për dashurinë ndaj artit, sportit por edhe librit, duke e bërë kështu një qytet të rëndësishëm në aspektin kulturor të Shqipërisë. Shpresh I quajtur edhe si kryeqyteti shpirtëror i shqiptarëve.
Për të pasuruar jetën kulturore dhe shpirtërore të këtij qyteti, Dom Vlash Palaj, famullitari katolik i Shkodrës, para 5 vitesh nisi një projekt, atë të hapjes së një biblioteke që do funksiononte kjo vetëm në kuadër të famullisë, por edhe më gjerë.
Ai madje shprehet se katedralja e Shkodrës nuk mund të mos kishte pranë saj edhe një bibliotekë.
Drejtori i bibliotekës “Zoja e Shkodrës”, profesor Gjovalin Çuni sqaron se kjo funksionon si të gjitha bibliotekat e tjera publike dhe është e ndarë në disa sektore librash.
Ka shumë rëndësi që të pasurohet me lexim jeta e çdo qytetari të Shkodrës dhe kjo ka qenë shtysa kryesore për Dom Vlash Palaj që të nisë një projekt të tillë për të hapur një bibliotekë dhe sipas tij, sot pas pesë vitesh duket se po ecën me ritme të kënaqshme dhe se frekuentimi është në rritje.
Interesimi i lexuesve është i ndryshëm ndërsa sa i përket pasurimit me libra kemi raste kur është dhuruar e gjithë biblioteka familjare për “Zojën e Shkodrës”.
Biblioteka “Zoja e Shkodrës” është një vazhdim i atyre bibliotekave të hapura nga klerikët, por edhe institucionet katolike në Shkodër, ndërsa është e vetmja që funksionon si ato publike.