Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Në Berat, nuk pate fat!”/ Berisha me fermerët për naftën, por ata i kujtojnë Salianjin

schedule23:13 - 15 Prill, 2026

schedule 23:13 - 15 Prill, 2026

Doktor, hiq dorë nga vetëpërjashtimi! Demokratët i kërkojnë llogari Berishës për Ervin Salianjin.
Në një takim me fermerët në Berat, kryetari i PD u përball me kritika ndaj vetëpërjashtimit të ish-deputetit Salianji.

Një prej tyre i tha hapur se vetëpërjashtimi nuk ekziston në PD, aq më tepër kur mendon ndryshe.

“Ju keni dalë me atë sloganin, një i vetëpërjashtuar, mendimi ndryshe nuk besoj të jetë i vetëpërjashtuar. Kështu që nuk besoj të jetë i vetëpërjashtuar. Mua më ke gjetur në PD, jam themelues. Jemi pak, doktor, që të ndahemi në PD.”



Një tjetër fermer kritikoi Berishën se po përçan PD. Ai i kërkoi të reflektojë në kohë e të rikthejë në parti të përjashtuarit.

“Doktor, forconi PD, na duhet uniteti. Këto fraksionet duhet t’i bashkoni, mendimet t’i bashkoni.”

Me shpatulla pas murit, Berisha sqaroi demokratët se Ervin Salianjin e ka përjashtuar pasi ka faktuar se bashkëpunon me krimin e organizuar.

“Një minutë, unë sulmoja Ergys Agasin çdo ditë, ai drekonte me të. Drekimi i mirë nuk është, por mëkat nuk është. Pastaj, ne e nderuam këtë, ky u fut në kryesi i kooptuar, ky del vetë. Më thonë demokratët në Elbasan, Suel Çela na kërcënon për Salianjin. Këtë s’e pranoj kurrë. Në atë moment i kam thënë ti ke përjashtuar veten nga partia.”

Deri më sot, bashkëpunimet e Salianjit me krimin janë vetëm në kokën e doktorit, pasi demokratëve nuk u janë treguar fakte.

Fakti i vetëm është se në një kohë kur Berisha do të rizgjidhet si kryetar i PD, Salianji i vetëpërjashtuar nuk po lejohet të kandidojë përballë tij, kurse tani, veçse mbështetësit në foltoret e tij, Salianji ka në krah edhe demokratët që ndjekin foltoret e Berishës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!