Në banka 6.4 miliardë euro/ Depozitat janë rritur dhe në muajin mars

schedule14:39 - 2 Maj, 2023

schedule 14:39 - 2 Maj, 2023

Depozitat në euro kanë vijuar rritjen edhe në muajin mars. Referuar të dhënave të Bankës së Shqiperise, per tre muajt e pare te ketij viti,i depozitat bankare në monedhën europiane kapen vlerën e 6.42 miliardë eurove.

Depozitat në monedhën euro janë shtuar më tej me 27 milionë euro krahasuar me muajin shkurt, ndërsa me terma vjetorë, rritja e depozitave në euro është përshpejtuar më tej në 16.8%, nga 16.5% që rezultonte për këtë periudhë.

Në periudhën pas pandemisë, depozitat në euro në sektorin bankar shqiptar janë rritur me rreth 45%. Sipas të dhënave të Bankës Qëndore, thuajse tre të katërtat e depozitave në euro i takojnë individëve, ndërsa pjesa tjetër bizneseve.

Gjatë muajve të fundit, po vërehet një rritje në segmentin e depozitave me afat në euro. Kjo mund të shpjegohet me rritjen e normave të interesit, që i ka shtyrë depozituesit të vendosin më shumë fonde në depozita me afat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!