Në banesën e babait të drejtuesit të klanit “Duka” nuk jetonte njeri/ Tritoli, kërcënim nga grupet kundërshtare apo ngjarje e stisur?

schedule10:19 - 18 Prill, 2023

schedule 10:19 - 18 Prill, 2023

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi i vogël e tritoli jo më shumë se 50 gram ka shpërthyer në derën e banesës së babait të vëllezërve Leonard dhe Elis Duka, Mehmet Duka.

Banesa ndodhet në katin e katërt të një pallati në zonën e Freskut, ndërsa dëmet kanë qenë vetëm materiale.

Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se në atë banesë prej gati 4-5 vitesh nuk jetonte njeri dhe vendndodhja e prindërve të vëllezërve Duka nuk dihet nga policia.

LEXO EDHE: Tritol banesës së babait të Leonard dhe Elis Dukës, rivalët e betuar të Ervis Martinajt

Të afërm dhe banorë të pallatit kanë deklaruar së për shkak të orës së vonë nuk kanë mundur të shikojnë autorët, ndërsa dëme kanë pësuar edhe dyert dhe muret e fqinjëve.

Kujtojmë që klani “Duka” është armiku i përbetuar i Ervis Martinajt, i cili për muaj tanimë është i zhdukur dhe asgjë nuk dihet për të.

Përplasja mes dy grupeve ka nisur në vitin 2019 me vrasjen e Santiago Malkos, i cili ishte njeri i besuar i Martinajt.

Për këtë ngjarje  është arrestuar në Belgjikë pak kohë më parë Leonard Duka dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij.

Policia po heton dy pista. Një prej tyre është një parlajmërim ose kërcënim nga grupet rivale dhe tjetra është një ngjarje e stisur nga njerëz të klanit “Duka” për shkak se dyshimet kryesore i kanë për një kërkesë për mos ekstradimin  e Leonardit nga Belgjika.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!