Në ballë të luftës me koronavirusin, shefja e Infektivit ka një mesazh prekës për shqiptarët

schedule15:05 - 20 Mars, 2020

schedule 15:05 - 20 Mars, 2020

Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo përmes një videomesazhi në Facebook bën edhe njëherë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.

Çomo thekson se numri i rasteve është shtuar dhe fatmirësisht për momentin gjendja e shumicës është e qëndrueshme, por përpjekja dhe mirkuptimi i të gjithëve do të bëjë të fitojmë këtë betejë.

Lufta është hapur kemi shtim të numrit të pacientëve në Infektiv një pjesë e tyre janë në gjendje të mesme, ndërsa tre prej tyre janë në terapi intensive që janë duke marrë ndihmën mjeksore. Unë i siguroj qytetarët se ne jemi staf i mirëtrajnmuar me mjekë, infermierë, kryeinfermire, imazheristë, laborantë, sanitarë dhe imazheristë e shumë të tjerë që janë në skalionin e parë të betejës. Ju keni besim te ne dhe ne do të bëjmë punën tonë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe të qëndrimi në shtëpi. Qëndrimi juaj në shtëpi është fitore e madhe për ne sepse ulni rrezikun e përhapjes së koronavirusit. Nuk është sakrificë e madhe qëndrimi në shtëpi, por sakrificë është përballja me sëmundjen. Uroj mirëkuptimin e qytetarëve”, shprehet Çomo.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në profilin e tij videomesazhin e Najada Çomos dhe thirrjen e saj ndaj qyetarëve që të qëndrojnë në shtëpi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!