“Në Athinë, për shqiptarët, jo për Belerin”, Rama konfirmon mitingun në Greqi në 12 maj

schedule09:28 - 4 Maj, 2024

schedule 09:28 - 4 Maj, 2024

Turbullira që ka shkaktuar në Athinë nuk e bën kryeministrin Edi Rama të heq dorë nga vizita e planifikuar atje, më 12 maj për të takuar shqiptarët.

Mediat greke, të premten raportoi se qeveria atje kishte rezerva për tubimin e parashikuar të dielën tjetër. Kjo jo për shkak të mungesës së gadishmërisë por për vetë datën; 12, e cila shënon 1-vjetorin e arrtesimit të Fredi Belerit. Fred Beleri tani eshte kandidat ne zgjedhjet europiane per partine e kryeminsitit micotakis. Nje prani e rames ne athine, mund te intepretohet edhe si fushate e tij mes shqiptareve qe tashme kane te drejten e votes ne greqi.

Por Edi Rama konfirmoi te shtunen se do të jetë në Athinë, në datën e planifikuar prej tij. Ai ka shpërndarë në rrjetet sociale një video që përmbledh takimet e tij me zyrtarë të lartë grektë, këtej e andej kufirit, shoqeruar me nje kenge patriotike, shqiperia ime, qe ngjante here me motive arbereshe, e here me polifoni çame.

“Me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë Krenar për Shqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”.

Burime pranë qeverise i thanë ABC News, se pretendimi i qeverisë greke se Rama po ndërhyn në fushatë, është pa bazë. Zgjedhje europiane nuk ka vetëm në Greqi, por edhe në Itali e Gjermani, ku në fund do ndalet turi i kryeministrit. Në fakt e vetmja lëvizje e harmonizuar duket ndalesa e kryeministrit ne Dyseldorf, ku kuqezinjte ndeshen në përballjen e tretë historike, këtë radhë për tu kualifikuar ne 8 me te mirat e Europes./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!