Partizani është më pranë se kurrë për t’u bërë pjesë e grupeve të Conference League mbrëmjen e ditës së enjte.
“Demat” kërkojnë sot në “Elbasan Arena” të kryejnë historinë duke përmbysur rezultatin 1-0 të Astana. Tifozeria do të jetë aty, në mbështetje të Partizanit për të tentuar këtë histori dhe ëndërr të madhe.
Asgjë nuk është e pamundur dhe kampionët e Shqipërisë sot do të tentojnë mrekullinë e një përmbysjeje ndaj ekipi kazak. Sfida do të startojë në orën 20:00 dhe një fitore e mundshme e të kuqve me më shumë se një gol diferencë, do të thoshte një kualifikim historik për në grupe, ndërsa fitorja me 1 gol diferencë do ta çonte ndeshjen në shtesa./h.ll/abcnews.al