Pas 10 vitesh arrati prangoset në kryqytet një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”. Ylli Vangjelaj,për t’i shpëtuar kapjes përdorte gjeneralitetet e vëllait të tij Fatmir Vangjelaj, të dy banues në Vlorë.
Vrasja për të cilën është dënuar 42-vjeçari ishte kryer në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku u ekzekutua një shtetase ekuadoriane, e cila dyshohej se punonte si prostitutë. Gjykata italiane e kishte dënuar me 23 vite burg Ylli Vangjelaj.
Këtë vendim autori do ta kryejë në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit bregdetar ka njohur vendimin penal të zhvilluar në Itali, duke lënë në fuqi dënimin me 23 vite burg./abcnews.al