Në Arabinë Saudite nuk do të ketë më divorce sekrete

schedule12:48 - 7 Janar, 2019

schedule 12:48 - 7 Janar, 2019

Gratë në Arabinë Saudite tashmë do të vihen në dijeni nëse bashkëshorti i tyre kërkon divorcin. Tashmë gjykatat duhet të lajmërojnë gratë për kerkesen per divorc me anë të një mesazhi në celularin e tyre.

Në Arabinë Saudite ka hyrë në fuqi një rregull i ri nga ministria e drejtësisë për t’i dhënë fund fenomenit të divorceve secrete, më saktë të rasteve ku një burrë vendos të ndahet pa lajmëruar bashkëshorten e tij. Tashmë gjykatat duhet të lajmërojnë gratë për vendimin e divorcit me anë të një mesazhi në celularin e tyre.

Në avokat për divorcin u shpreh se ky rregull do i japë fund çdo përpjekjeje për të mashtruar apo të për shfrytëzuar identitetin e grave për të marrë kontrollin e llogarive të tyre bankare apo pronave duke përdorur prokura të lëshuara më parë. Ai tha se kanë qenë të shumta rastet kur gratë kanë vazhduar të jetojnë me ish bashkëshortët e tyre pa e ditur që në të vërtetë ishin divorcuar. Masa e re do të garantojë që ish-bashkëshortet të kenë të drejtat e tyre si dhe detyrimin financiar mujor pas divorcit.

Risia bën pjesë në reformat e promovuara nga princi trashëgimtar Mohammad Bin Salman për të modernizuar shoqërinë. Një vit më parë u hoq dhe vendimi që ndalonte femrat të drejtonin automjetin. Por sërish mbeten në fuqi kufizime të rënda për të drejtat e tyre si për shembull marrja e vendimeve të rëndësishme pa autorizimin e një anëtari mashkull të familljes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!