Chelsea është lodhur me Frank Lampard dhe shkarkimi i tij si trajner bëhet fakt në Angli. Telegraph raporton se tekniku do të pushohet nga puna 24 ora pasi fitoi kundër Luton Town dhe u kualifikua në fazën tjetër të FA Cup.
Shanset janë që njoftimi i Chelsea për shkarkimin e Lampard të vijë ditën e sotme, ndërkohë që lojtarët janë njoftuar që vetëm pasdite të jenë në fushën stërvitore. Kjo ka rritur dyshimet për një vendim përfundimtar në dëm të trajnerit, kurse pasuesi i tij pritet të jetë gjermani Thomas Tuchel.
Lampard e ka marrë drejtimin e Chelsea në korrik të vitit 2019, ndërkohë që këtë verë afroi emra të rëndësishëm si Havertz, Werner dhe Ziyech, për të cilët u shpenzuan shumë para. Londinezët renditen në vendin e nëntë dhe ecuria e deritanishme ka qenë krejtësisht zhgënjyese. /abcnews.al