Burg inspektorit të pronave, SPAK ka ngritur akuza për 14 raste korrupsioni

schedule12:46 - 22 Mars, 2023

schedule 12:46 - 22 Mars, 2023

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 54-vjeçarin Ilir Kapetani, ish-specialistin e Agjensisë së Trajtimit të Pronave të arrestuar për korrupsion. Paraditen e së hënës ai doli përballë gjykatës, për tu njohur me masën e sigurisë të dhënë në mungesë, ndërsa mohoi akuzat e prokurorisë. Ndërsa për 6 të tjerë është caktuar masa e detyrimit për tu paraqitur në prokurori, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas prokurorisë rezulton se 54-vjeçari rezulton se Kapetani është i përfshirë në të paktën 14 raste korruptive. Referuar dosjes hetimore, Kapetani në cilësinë e specialisitit iu ofronte mbështetje  trashëgimtarë të ish-pronarëve për të plotësuar dosjet dhe dorëzimin e tyre në agjensinë e trajtimit të pronave dhe në këmbim iu merrte shuma monetara që varionin deri në 300 mijë lekë.

Personat e tjerë të përfshirë pretendojnë se janë mashtruar nga Kapetani, duke i dhënë shuma parash, por pa iu zgjidhur kompensimet financiare që ata pretendonin. Ndërkohë dy persona të tjerë janë lënë në masën arrest shtëpie dhe për 6 të tjerë hetimi do të vazhdojë në gjendje të lirë.

Ata dyshohet se i kanë dhënë në kohë të ndryshme shuma monetare Kapetanit, për të përfituar trajtim financiar. Hetimet kanë nisur prej vitit 2021, pas kallëzimit të disa qytetarëve se i kishin paguar Kapetanit para për të plotësuar dokumentacionin për kompnesim financiar, por ishin mashtruar prej tij. Referuar dosjes hetimore, në disa raste ka rezultuar se Kapetani iu ka këthyer sërish paratë personave që iu premtonte se do të merrnin pronat apo kompnesim financiar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!