Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Në “Air Albania” jo vetëm për Soucek, Ausilio do të mbajë nën “vëzhgim” dhe Kristjan Asllanin

schedule19:14 - 12 Tetor, 2023

schedule 19:14 - 12 Tetor, 2023

I ftuar “special” i Federatës Shqiptare të Futbollit, në kuadër të kursit për drejtor sportiv të organizuar nga këta të fundit ishte dhe “strategu” i merkatos së “zikaltërve” të Inter, Piero Ausilio, i cili mbrëmjen e së enjtes do të jetë në tribunën e “Air Albania” për të ndjekur nga afër një nga “objektivat” e merkatos së nënkampionëve të Evropës.

Bëhet fjalë për “shkatërruesin” çek të mesfushës, Tomas Soucek, me 28-vjeçarin që tashmë ka hyrë në vitin e 5-të dhe të fundit të kontratës së tij me “çekanët” e Ëest Ham dhe pritet që në merkaton e verës, të nisë një “aventurë” të re, si lojtar i lirë.

Ky tifoz i veçantë në “Air Albania” do të mbajë gjithashtu nën vëzhgim dhe lojën e “dirigjentit” të mesfushës, Kristjan Asllani, me lojën e këtij të fundit, që nga mediat italiane konsiderohet si më e bukur se ajoqë bën tek Inter.



“Në Kombëtare ka më pak presion, ndaj duke qenë më i çliruar psikologjikisht, Asllani mund të shprehë plotësisht futbollin e tij. Dhe saktësisht kjo është ajo që pret të shohë Ausilio”,- shkruan prestigjiozja “Corriere Dello Sport”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!