Nga Xhensila Kodra
Në 6 muaj e parë të këtij viti në të gjithë vendin kanë ndodhur 143 vjedhje dhe grabitje.
Numri më i lartë i tyre, ka ndodhur dy muajt e fundit. Statistikat tregojnë se më shqetësuese është vjedhja e makinave.
Nga Janari deri më tani janë denoncuar në polici 91 automjete të vjedhura.
Identifikimi i autorëve të kësaj vepre penale, është e vështirë. Kjo pasi pjesa më e madhe e grabitjeve janë kryer në zona të pambuluara nga kamerat e sigurisë.
Për hetuesit shqetësim mbetet fakti që një pjesë e këtyre mjeteve të vjedhura, përdoren në ngjarje të ndryshme kriminale, si vrasje e rrëmbime.
Rritje në numër kanë pasur edhe në grabitjen e banesave e bizneseve. 52 ngjarje gjithsej, në të gjithë vendin. Nga të cilat, 44 kanë ndodhur me dhunë dhe 8 të tjera janë grabitur me armë.
Një pjesë e këtyre ngjarjeve, policia dyshon se janë kryer nga një grup hajdutësh i përbërë nga të paktën 4 persona. Si formë për të kryer vjedhjen ata përdornin një sprait, që pasi vinin në gjumë familjarët u grabisnin paratë e sendet me vlerë.
Ndërsa së fundmi, në një video të publikuar në media, algjeriani i identifikuar si Hamza Marina shfaqet duke kryer vjedhje në banesa e biznese në zona periferike të kryeqytetit.
Pasi i filmonte këto raste, ai i postonte më pas ato në rrjetet sociale.
TABELA
-143 vjedhje gjithsej
-91 vjedhje makinash
-52 vjedhje banesa e biznese
-44 vjedhje me dhunë
-8 vjedhje me armë/abcnews.al/