Në 4 muaj, 611 të mitur në hetim për krime të ndryshme

schedule18:38 - 23 Maj, 2022

schedule 18:38 - 23 Maj, 2022

Përfshirja e të miturve në vepra të rënda penale si plagosje, vjedhje dhe drogë mbetet shqetësues për organet e drejtësisë, e jo vetëm.

Referuar të dhënave, gjatë 4 muajve të parë të këtij viti janë 611 të mitur, të përfshirë në krime të ndryshme. Disa prej tyre kanë përfunduar në pranga gjatë fazës së hetimeve. Të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për shkak të moshës që kanë, nën 14 vjeç.

Numri më i lartë i të miturve të proceduar është në Tiranë për shkak edhe të numrit të popullsisë. Pasohet nga Durrësi, Fieri dhe Elbasani. Më pak në qarqet e tjera. Vepra penale më e shpeshtë që ata kryejnë është vjedhja, plagosjet gjatë konflikteve, si dhe përfshirja e tyre në trafikun e lëndëve narkotike.

Që prej muajit janar, rezulton se 40 të mitur janë përdorues droge. Ata po hetohen edhe si shpërndarës dozash kanabisi nëpër shkolla apo pranë këtyre ambjenteve. Kryesisht, fëmijët nën moshën 14 vjeç që janë përfshirë në këtë vepër penale, shfrytëzohen nga më të rriturit.

Ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar, u hetuan gjithsej 1940 të mitur në të gjithë vendin, për vepra të ndryshme penale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!