Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Në 4 muaj, 138 efektivë çohen në prokurori për t’u hetuar

schedule16:53 - 5 Qershor, 2022

schedule 16:53 - 5 Qershor, 2022

Gjatë këtyre 4 muajve të parë të këtij viti, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka çuar në prokurori për t’u hetuar 138 efektivë të sektorëve të ndryshëm në të gjithë vendin.

Vetëm muajin që lamë pas, në Prokurori nga kjo Agjenci janë depozituar 21 referime për 29 efektivë të Policisë së Shtetit dhe 11 qytetarë.

Kryesisht, ata dyshohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, por dhe për vepra të tjera penale, si mosveprim, apo veprime arbitrare.

Në raportin mujor të këtij institucioni thuhet se janë arrestuar në flagrancë 5 punonjës policie.

Me vendim gjykate, për një efektiv është caktuar “arrest në burg”, 1 arrest shtëpi dhe 2 të tjerë janë pezulluar nga detyra.

Në raport citohet se gjithsej kjo Agjensi ka trajtuar 221 ankesa. Numrin më të lartë të tyre e mbajnë ankesat për shkeljet që kanë kryer efektivët e Rendit dhe Sigurisë Publike. Janë trajtuar për këtë kategori 91 ankesa. Lista e ankesave pasohet nga Policia Rrugore, ku janë trajtuar 72 ankesa. 40 ankesa të tjera janë trajtuar për efektivët e Hetimit të Krimit dhe për pak për sektorët e tjerë.

221 ANKESA TË TRAJTUARA

91 për strukturën e Rendit e Sigurisë Publike

72 për strukturën e Policisë Rrugore

40 për strukturën e Hetimit të Krimit

7 për strukturën e Kufirit dhe Migracionit

3 për strukturën e Shërbimeve Mbështetëse

2 për strukturën e Burimeve Njerëzore

1 për strukturën e Akademisë së Sigurisë

4 për strukturën e Gardës së Republikës

1 për strukturën e shërbimit Zjarrfikës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!