Në 38-vjetorin e Çernobilit, Zelensky paralajmëron për rrezikun e një incidenti bërthamor në Zaporizhia

schedule11:35 - 26 Prill, 2024

schedule 11:35 - 26 Prill, 2024

Në këtë ditë, 26 Prill 1986, katastrofa bërthamore e Çernobilit ndodhi në Ukrainë, një fatkeqësi në shkallë të gjerë.

Ky incident bërthamor, i konsideruar si më i rëndi në histori, shkaktoi kontaminimin e zonave të gjera, kryesisht në Ukrainë, Bjellorusi dhe Rusi, me pasoja shkatërruese edhe për pjesën tjetër të Europës.

Në 38-vjetorin e sotëm të katastrofës së Çernobilit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi sot për rrezikun e një incidenti të ngjashëm bërthamor në Zaporizhia në jug të Ukrainës.

“Kanë kaluar 785 ditë që kur terroristët rusë morën në kontroll termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya,” tha Zelensky.

“I takon gjithë botës që të bëjë presion mbi Rusinë për tu larguar ng Zaporizhia dhe për ta kthyer atë nën kontrollin e Ukrainës”, shtoi ai, duke vlerësuar se “kjo është mënyra e vetme për të shmangur fatkeqësitë e reja” si ajo e Çernobilit.

Para se të merrej në kontroll nga rusët, termocentrali i Zaporizhia prodhonte 20% të energjisë elektrike të Ukrainës.

Në ditën e parë të pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, forcat ruse hynë në zonën rreth Çernobilit përmes Bjellorusisë dhe morën në kontroll centralin, i cili nuk është më funksional.

Ata qëndruan atje për një muaj përpara se të largoheshin dhe të grabitnin pajisjet, sipas Kievit.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhia vazhdoi të funksionojë në muajt e parë pas pushtimit rus, pavarësisht pushtimit të tij nga forcat ruse dhe bombardimeve të zonës përreth.

Kievi dhe Moska kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për bombardimin e zonës përreth centralit bërthamor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!