Në 30 vite regjistrimi i tokave në bregdet ka dështuar, Lame: Këtë herë procesi do të finalizohet

schedule18:32 - 19 Qershor, 2020

schedule 18:32 - 19 Qershor, 2020

Banorët e Dhermiut dhe fshatrave të tjerë të jugut e nisë me debate takimin me kreu e Kadastrës Artan Lame. Më pas Lame ju kërkoi që fillimisht të dëgjonin dhe më pas të bëhen pyetje. Ai I sqaroi se këtë herë regjistrimi I tokave do të realizohet pasi në 30 vite procesi ka dështuar.

“Toka në këtë zonë në 30 vite ka mbetur e paregjistruar. Ju në këta vite keni fjetur me letra në xhep dhe keni fjetur me frikën se do na i marrë ky do na i marrë ai. Dy herë shteti e ka provuar të bëjë regjistrimin në këtë zonë e dy herë e ka lënë në mes. Njëherë dështoi, njëherë e la në në mes për shkak të konfliteve. Deri më sot s’është bërë regjistrimi fillestar. Kemi ardhur ta bëjmë realisht këtë herë dhe e kam marrë si sfidë personale”, është shprehur Lame.

Lame teksa tregoi hapat që do të ndiqen ju kërkoi të mos besojnë persona që nk janë punonjës të kadastrës.

Do hidhen në një hartë të përbashkët. Procedura sështë e thjeshtë do hapim dhe një zyrë që të merret me ankesat. Mbështetuni tek njerëzit që janë punonjës të kadastrës”, ka thënë ndër të tjera.

Më pas banorët ju rikthyen problemeve që ka sjellë ligji 7501 dhe Lame ju dha disa përgjigje të shkurtra.

Qytetari: Problem i shperndarjes së tokave që është bërë me ligjin 7501, të gjithë bashkëfshatarët tanë nuk kanë qënë të kënaqur.

Lame: Kadastra s’është gjykatë. Kadastra është magazine e pronave. Të gjithë ata që kanë dokumente të ligjshme pronësie do të regjistrohen.

Më pas fjalën e morën banorët e zhgënjyer ndër vite.

“18 vjet kanë që më kanë gënjyer. Kam 5 thasë me letra. Në çdo fshat zyra të ketë përfaqësi të shoqërisë civile se kështu nuk do bëjnë pislliqe”, ka thënë një ndër banorët.

“E pranojmë që kemi mungesë besimi por do ta instalojmë duke punuar bashkë. Ato që do jenë të rregullta për tu regjistruar të garantoj që do regjistrohen”, shprehet Lame.

Më pas Lame nga Himara dha një përgjigje dhe përgjigje për lëvizjet e shpeshta të krerëve të kadastrës së Vlorës, por pa specifikuar një arsye konkrete.

“Kadastra e Vlorë është ndër institucionet më problematikë të vendit që ka filluar që në 1994. Ne po heqim kusuret e 25 viteve tallje me këta njerëz. ndaj dhe procesi i regjistrimeve në jug nuk po bëhet nga kadastra e Vlorës, por nga ekipet e Tiranës. Besoj se për kadastrën e Vlorës do të dëgjoni shumë shpejt lajme”, ka thënë  ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!