Në 25 prill shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Kuvendin e ri. Por kur do të dalë rezultati?
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh sonte te “Java” se shpreson që partia fituese të dalë për 48 orë, ndërsa për kandidatët që garojnë duhet mbi një javë.
“Për të mësuar se cila parti do jetë fituese dhe që më pas do të formojë qeverinë, do ishte mirë brenda 48 orëve. Ndërsa numërimi i kandidatëve do të marri shumë kohë, mbi një javë” deklaroi ai.
Një debat në vete është edhe mënyra e votimit. I pyetur nëse mund të votohet subjekti A dhe kandidati i subjektit B, Celibashi tha “Jo, sepse bëhet e pavlefshme vota” përfundoi ai./ db/ Abcnews.al