Në 24 orët e fundit 11 vatra të reja , si paraqitet situata e zjarreve në vend

schedule11:55 - 22 Korrik, 2022

schedule 11:55 - 22 Korrik, 2022

Në 24 orët e fundit në vend janë raportuar11 vatra zjarri. Ndërkohë, janë izoluar vatrat ë Lekbibaj të Tropojës, në Maqellarë të Dibrës, në pyllin e Ballollit, Poliçan, në fshatin Qesarat, Livadhja, në fshatin Gjeç Fushë, bashkia Vorë si dhe në fshatin Allkaj, bashkia Lushnjë, në Kodër Arapaj në Durrës.

Aktualisht janë në monitorim 2 vatra zjarri në: fshatin Mash të Tropojës dhe në fshatin Shetaj të Durrësit, ku zjarri ka intensitet të ulët dhe pa rrezik për banesat.

Njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes: 

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri.
Dita e djeshme ka qenë më e qetë krahasuar me një ditë më parë sa i përket situatës së zjarreve në të gjithë territorin e vendit.
Pas një punë të palodhur të 125 forcave operacionale në terren, ku përfshihen forcat zjarrfikëse, policisë së shtetit, forca vullnetare, trupa të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, shërbimit pyjor si dhe punonjës të emergjencave civile vendore u bë i mundur izolimi i plotë i vatrave:
-në Lekbibaj të Tropojës, në Maqellarë të Dibrës, në pyllin e Ballollit, Poliçan, në fshatin Qesarat, Livadhja, në fshatin Gjeç Fushë, bashkia Vorë si dhe në fshatin Allkaj, bashkia Lushnjë, në Kodër Arapaj në Durrës
Aktualisht janë nën monitorim 2 vatra zjarri në: fshatin Mash të Tropojës dhe në fshatin Shetaj të Durrësit, ku zjarri ka intensitet të ulët dhe pa rrezik për banesat. Në fshatin Bërzanë në bashkinë Lezhë operacioni nisi që prej orëve të para të mëngjesit dhe aktualisht është arritur izolimi i vatrës dhe po mbahet nën kontroll nga forcat në terren.
Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.
U bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm edhe në ditët e ardhshme, kur parashikohen ditë të nxehta. Ndiqni rekomandimet e Agjencisë së Mbrojtjes Civile. Mos hidhni në asnjë rast bishtat e cigareve në zona ku ka bar, pasi ekziston mundësia për nisjen e një zjarri! Mos ndizni zjarre në pyje! Nëse ndizni zjarr në kamping, mos u largoni pa u siguruar që është fikur tërësisht!
Pastrimi i kullotave me anë të zjarrit bëhet vetëm me autorizim të ndërmarrjes pyjore të rrethit ku ndodhet kullota. Ju lutemi qytetarëve raportoni menjëherë vatrat e zjarrit pranë shërbimeve zjarrfikëse, në mënyrë që ato të izolohen sa më parë, për të mos rrezikuar të çojnë në dëme të pallogaritshme.
Ju kujtojmë se zjarret e qëllimshme ose nga pakujdesia dënohen sipas ligjit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!