Në 24 orë vetëm 5 raste të reja me Covid 19 në Kosovë

schedule19:44 - 4 Qershor, 2020

schedule 19:44 - 4 Qershor, 2020

Vetëm 5 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të enjte në Kosovë. Sipas njoftimit të  IKSHPK-së  janë testuar 294 mostra ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Gjatë 24 orëve të fundit gjithashtu janë shëruar 5 pacientë, duke e çuar në 874 numrin e të shëruarve.

Ndërsa 30 qytetarë e kanë humbur betejën me koronavirus. /abcnews.al