Në 2022, 150 kuota pranimi më shumë për studentët e mjekësisë që duan të bëjnë praktikën

schedule09:19 - 22 Nëntor, 2021

schedule 09:19 - 22 Nëntor, 2021

Ministria e Shëndetësisë dhe senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për rritjen e kuotave për studentët e mjekësisë dhe ofrimin e praktikave klinike dhe profesionale në disa spitale të vendit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë foto nga takimi, ku thekson se nga viti i ardhshëm do të jenë 150 kuota pranimi më shumë se ato aktuale për studentët e mjekësisë. Ajo thekson se synimi është që brenda disa vitesh të kemi një numër më të lartë mjekësh të përgjithshëm për të përmbushur nevojat e sistemit shëndetësor.

“Me prof. Arben Gjatën dhe përfaqësues të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, nënshkruam Memorandumin e Bashkëpunimit midis Universitetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për rritjen e kuotave për studentët e Mjekësisë dhe ofrimin e praktikave klinike e profesionale në disa spitale të vendit.

Nga viti i ardhshëm, do të jenë +150 kuota pranimi mbi ato aktualet për studentët e Mjekësisë, për të siguruar që në një plan disa vjeçar, të kemi më shumë mjekë të përgjithshëm për të përmbushur nevojat e sistemit shëndetësor publik dhe jopublik”, shkruan ministrja. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!